Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha (i vetëm) pa “dhjetoristët”/ Pas 35 vitesh, PD tkurret në 300 veta!

schedule23:12 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 23:12 - 8 Dhjetor, 2025

Ky ishte 8 dhjetori i 1990.

Ky është 8 dhjetori i vitit 2025.

Në 35 vite, Partia Demokratike, forca politike e cila lindi nga lëvizja e mijëra studenteve të rinj, eshte tkurrur në rreth 300 veta, shumica moshë mesatare dhe e vjetër.

Por Sali Berisha nuk sheh ndonjë ndryshim. Ndryshimi i vetëm për doktorin është se: “Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta. Por ata vazhduan dhe fituan. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD.”

Pra sot të rinjtë kanë një alternativë në opozite, të ndjekin pas një kryetar 82 vjeçar.

Por këtë 8 dhjetor, doktorin e braktisën si të rinjtë edhe ish-dhjetoristët. Për të nuk është ky problemi, problemi i tij janë të rinjtë që i vijnë rrotull karriges së tij.

Salianji, Alimehmeti dhe Aulon Kalaja e kuptuan shpejt mesazhin. Pas xhiros në Durrës, takimet i bënë në protestën e doktorit, sepse nuk lejohen të dalin më nga perimetri i shikimit të tij.

Në këtë foltore, kishte vetëm dy mungesa me arsye. Belind Këlliçi nuk ishte, kishte një detyrë më të rëndësishme. Duhet të informonte tek televizioni i familjes, për haberet që i kishte sjellë doktorit nga SHBA.

Radhën tani e ka Bardhi, që ka ikur jashtë shtetit, vetëm se nuk dihet se ku dhe pse.

E vërteta është, se të rinjtë e sotëm të PD nuk janë si ata të 35 viteve më parë. Sot ata duhet të jenë të rinj siç i do Sali Berisha, për të rrëzuar regjimin socialist qeverisës por pa cënuar për asnjë moment diktatin blu të doktorit në opozitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!