Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste. Arben Meçe në emisionin “Real Story” në ABC News hodhi dritë mbi përplasjen mes idealizmit dhe influencës politike në fillimet e saj.
Sipas Meçes, Sali Berisha arriti të ndërtonte gradualisht “mitin e tij” brenda strukturave të PD-së, duke krijuar një rreth mbështetësish dhe një strukturë piramidale që konsolidoi ndikimin e tij.
Ai thekson se, ndonëse pjesa më e madhe e Komisionit Nismëtar përfaqësonte idealistë, Berisha i ardhur nga një eksperiencë e pastër politike, përdori mekanizmat e klanit dhe manipulimit për të vendosur veten në qendër të vendimmarrjes, një proces që, sipas tij, vazhdon të prodhojë efektet e veta edhe sot.
“Komisioni Nismëtar kishte një betejë mes idealizmit dhe politikës, pra midis idealistëve dhe politikanëve, sepse kishte një pabarazi mes personave që ishin në Komisionin Nismëtar dhe këtu binte menjëherë në sy Sali Berisha duke qenë se vinte nga koniunktura të pastra politike. Duke qenë se kishte bërë jetë partie, ai e dinte shumë mirë se si funksiononte klani, si funksiononte koniunktura dhe si funksiononte manipulimi. Gjithë të tjerët që ishin pa përjashtim aty, ishin pa përjashtim idealistë.
Në këtë luftë Sali Berisha insistoi gjatë gjithë kohës që të prodhonte mitin e tij dhe duhet të themi që deri në shkurt figura e Sali Berishës u prodhua mit, ajo që unë bëra analizën në proces se si u prodhua miti, më rezultoi se Sali Berisha prodhoi eskorta mbështetëse rrotull vetes. Kjo gjuhë u prodhua në Partinë Demokratike në mënyrë të fshehtë. Beriazha kishte një grup, qenë të gjitha takimet ngrinte vetëm rolin e Sali Berishës, kushdo që vinte dhe merrte kontakt, thoshte shiko do vish të takosh Saliun se ai është, poshtë ishte një grup tjetër i cili gjithçka ndodhte në parti, çdo prurje dhe kontakt që kërkohej në parti, çdo direktivë që kërkohej e shpinte te Saliut.
Në Kryesi ky mit ishte i goditshëm, por sapo kapërceje pragun e Kryesisë, sepse Kryesinë nuk arrit që ta kapte dot, sepse triumfonte pjesa intelektuale. Berisha u fut në këtë skemë, dhe kur ata u zgjuan ishte shumë vonë. Që atë ditë Sali Berisha e konsolidoi. Berisha prodhoi një strukturë piramidale që e mbajti në këmbë dhe krijoi mitin e Berishës që sot e kësaj dite nuk ka ndërmend që ta rrëzojë”, tha Meçe./abcnews.al

