Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbi, ndryshimet në ligjin për ushtrinë/ Ministri i Mbrojtjes: Po përgatitemi edhe për shërbimin e detyrueshëm

schedule17:50 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 17:50 - 5 Dhjetor, 2025

Çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes janë në qendër të vëmendjes edhe në Ballkan.
Sipas ministrit serb të mbrojtjes, ligji i ri për ushtrinë do t’u ofrojë ushtarëve profesionistë një status më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt, ndërsa deklaroj se në vend po bëhen përgatitje edhe për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Ligji i vitit 2006 dhe ndryshimet nga viti 2007 nuk parashikonin që ushtarët profesionistë të pranoheshin në njësitë e Forcave të Armatosura për një periudhë të pacaktuar. Pas mbushjes së moshës 53 vjeç, këta persona liroheshin nga ushtria. Duke parë situatën në Forcat e Armatosura, kuptuam se një numër i madh njerëzish nuk dinin çfarë të bënin pasi largoheshin nga detyra. Duke ndryshuar ligjin, ne kemi mundësuar që ushtarët profesionistë të pranohen për një periudhë të pacaktuar, gjë që sigurisht do të rrisë motivimin e ushtarëve.”

Lidhur me polemikën në parlament rreth nenit 19 të ligjit, i cili ka të bëjë me kompetencat e presidentit dhe hierarkinë në ushtri, Ministri i Mbrojtjes thotë se kur vjen puna për komandën, asgjë nuk ndryshon.

“Ndryshimi i ligjit që është miratuar nuk do të ndryshojë asgjë në atë fushë. Bëhet fjalë vetëm për ndryshime në sferë politike. Asgjë tjetër.”

Pas 14 vitesh, thesari shtetëror serb ka ndarë para edhe për përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke nisur forcimin e infrastrukturës.

Gjatë vitit të kaluar, është bërë punë intensive për të siguruar që shërbimi ushtarak të mund të rikthehet. Vetëm këtë vit, janë rinovuar 125 objekte dhe ka ende objekte që duhen rinovuar dhe janë dëmtuar nga bombardimet.

Kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit dhe rajonit, ministri thotë se pavarësisht sfidave të përditshme, situata është e qëndrueshme, ndërsa lajmi për blerjen e armëve dhe dronëve turq nga Kroacia dhe Kosova nuk është surprizë për Ministrin e Mbrojtjes. Sipas tij, nuk është lajm që dikush në botë po armatoset.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!