Kandidatja që u dogj në 2019 për në Gjykatë Kushtetuese, Arta Vorpsi ka një shans të dytë, këtë herë. Ajo është mes 10 kandidatëve që kanë aplikuar në garën e hapur nga Presidenca, pas largimit te gjyqtares Sonila Bejtja.
Në atë kohë, ish-Presidenti Ilir Meta nuk e thirri Arta Vorpsin për betim dhe nuk e çoi në Kushtetuese, edhe pse ajo ishte me pikë më të larta e vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në krye të të cilit ishte Ardian Dvorani.
Por tashmë ne presidence nuk eshte Ilir Meta dhe as Ardian Dvorani ne ked. aty Vorpsi do të kaloj sërish në filtrin e vlerësimit dhe të pikëzimit.
Në listë shfaqet sërish emri i Naureda Llagamit, ish-kryetares së KLGJ-së, që bëri një betejë te humbur dhe vonoi me dy muaj betimin e Asim Vokshit per në Kushtetuese. Llagami tashmë kërkon te hyje ne gjykate Kushtetuese, përmes Presidencës. Bie në sy dhe ish-kryetar i gjykates se Apelit, Alaudin Malaj, që u vetelargua nga sistemi, para se të niste vettingu. Ai tashme kërkon rikthimin në gjykatën themeltare të vendit, në Gjykatën Kushtetuese. Gjenc Gjoncaj, Sekterar I Përgjithshëm I Kuvendit, po ashtu duket se këkron të lërë këtë institucion, duke aplikuar për në Gjykatë Kushtetuese.
Në listë është gjithashtu avokati Jordan Daci, që shpesh ka qenë palë mbrojtëse të cështjeve të ndryshme në Gjykatë Kushteutse.
Lista vijon me Alban Toron, Alma Vokopola, Brunilda Bara, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilia.
Kjo listë me 10 emra, disa prej të cilëve kanë kaluar edhe më parë në vlerësimet e KED-së, I kalojnë këtij institucuioni për vlerësim dhe pikëzim.
Sipas ligjit nisur nga kjo e enjte, kreu i KED-së, Sokol Sadushi duhet të thërras mbledhjen e Këshillit dhe të nis shqyritmin për plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo procecurë këkron minimalisht 1 muaj dhe vlerësimi do i kaloj KED së re, që nis detyrën më 1 janar dhe që drejtohet prej gjyqtarit Ilir Panda. /abcnews.al

