Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti “rritet” edhe në treg/ Shqiptari ka shtuar vlerën e kartonit, tani vlen 10 milionë euro

schedule13:16 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 13:16 - 4 Dhjetor, 2025

Tashmë, bën pjesë tek ata që vlejnë një shifër me 7 zero. Nuk janë të shumtë yjet kuqezi, kartoni i të cilëve shkon në 10 milionë euro e më shumë, dhe në këtë shoqëri ka hyrë edhe Anis Mehmeti.

Adresa e specializuar për tregun e futbollit dhe statistikat, e rrit pikërisht në 10 milionë euro vlerën profesionale të futbollistit shqiptar që po shkëlqen fort këtë sezon në Kategorinë e Dytë të Anglisë, Championship.

Lojtari ofensiv i krahut të djathtë e ka rritur me 10 për qind vlerën që nga qershori, kur për herë të fundit pati rritje deri në 9 milionë.

Bristol Siti po e shfrytëzon më së miri shqiptarin që ka shënuar 6 gola e ka shërbyer 6 asistë në 18 ndeshje të kampionatit, duke qenë më I miri I ekipit, dhe njëri nga më të mirët në ligë.

Një vazhdim nga edicioni I kaluar që e mbylli me 12 rrjeta.

Dy herë këtë vit sportiv, Mehmeti është vlerësuar si Lojtari i Ndeshjes, dhe pikërisht pasi shërbeu të tre asistet në fitoren 3-0 ndaj Suonsit, madje me notën thuajse perfekte 9.9, dhe javën e kaluar kur shënoi golin e fitores në fushën e Portsmuthit.

Siç shkruan BBC, tifozët e Bristol Sitit kërkojnë që klubi t’i ofrojë një kontratë më të mirë që ai të mos largohet me parametër zero kur të përfundoi marrëveshja e tanishme.

Anis Mehmeti është bashkuar me të tillë si Armando Broja, Kristjan Asllani apo Mirlind Daku, që në kombëtaren shqiptare janë lojtarë vlera e kartonit të të cilëve shkon 10 milionë euro e më lart.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!