Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp me Emmanuel Macron në Paris të hënën, përsëriti se asnjë diskutim mbi garancitë e sigurisë nuk mund të zhvillohet pa ukrainasit dhe evropianët.
Zelensky theksoi se qeveria e tij po bën çdo përpjekje për të arritur një fund të luftës , duke vënë në dukje se kjo duhet të bëhet “me dinjitet”.
Ai shtoi se vendi i tij ka nevojë për “garanci të forta sigurie” për të siguruar pavarësinë e tij.
“Rusia duhet ta ndalojë luftën që e nisi vetë. Është lufta e saj dhe duhet ta përfundojë”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se thelbi i qëndrimeve ukrainase mbetet i pandryshuar: “të ruhet pavarësia e Ukrainës”.

