Liridon Krasniqi është pa ekip prej muajit maj, periudhë kur i dha fund aventurës me ekipin malajzian të Malaka. Mesfushori ofensiv ka gjetur ekip të ri dhe e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
27-vjeçari, i cili është aktivizuar me Shqipërinë U21 në të kaluarën, ka firmosur me Johor Darul Ta’zim dhe do të vazhdojë aventurën në Malajzi. “2020 do të jetë viti i sfidave të reja për mua. Jam i lumtur t’u lajmëroj se do të jem pjesë e Johor. Falënderoj klubin dhe stafin teknik për këtë mundësi“, thekson lojtari dardan.
Krasniqi ka një eksperiencë të madhe, teksa e nisi karrierën me moshat e Nurnnberg. Më pas provoi disa aventura në Çeki dhe Turqi, teksa tani është pjesë e futbollit malajzian. /abcnews.al
D