Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Skllav i rebeluar si Artan Marku: Është fat të bësh punën që do, skulptura më shenjon

schedule12:01 - 26 Nëntor, 2025

schedule 12:01 - 26 Nëntor, 2025

Për skulptorin Artan Marku, skulptura shenjon jetën e tij. Në studion e Pas Mesnatë, ai rrëfen rrugëtimin drejt profesionit, për të cilin thotë se skulptura ka qenë destinacion që në vogëli.

“Balta është një shprehëse e jashtëzakonshme vertikaliteti. Në themel ka figurën njerëzore. Sot në analizën që i bëj vetes them se kam patur destinacion vetëm skulpturën. Që i vogël merresha me plastelinë me skulpturë.

Babai im nuk donte që unë të vazhdoja në këtë drejtim sepse kishte patur një aksident me vëllanë e madh që vajti për klarinetë dhe në vitin e dytë, dështoi, ngeli dhe babai u detyrua ta hiqte. Diku nga klasa e katërt ku isha unë, ma kishte prerë, që mos u mundo kot, nuk coj më fëmijë në konvikt. Fati e desh të hapej shkolla në qytet.



Kam patur fatin e madh të kisha pedagog Hektor Dulen, Kristaq Ramën si edhe Thoma Thomai. Aftësia e tyre profesionale, artistike dhe kulturore ishte një armë e fortë. Përmes tyre na furnizuan edhe ne me një mendim kritik dhe profesional goxha të thellë,” kujton Marku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!