VLORË- Dy automjete janë përfshirë në një aksident në zonën pranë fshatit Drashovice.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin punonjës të bashkisë Selenicë, ndërsa përplasja ka shkaktuar dy të lënduar lehtë.
Drejtuesi i mjetit të Policisë Bashkiake ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital së bashku me personin tjetër për ndihme mjekësore.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e përplasjes.
/abcnews.al/

