Napoli duket se do të lëvizi në merkaton e janarit dhe një nga objektivat e klubit është mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes. 25-vjeçari që nga mbërritja e tij në Paris nuk është përshtatur shumë mirë me kampionatin francez.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i impresionuar nga kualitetet që posedon argjentinasi dhe e shikon si një përforcim të denjë për trajnerin Gennaro Gattuso.
Paredes mund të tundohet nga një rikthim i mundshëm në Seria A, duke parë dhe hapësirat e pakta në formacionin e PSG-së. Ai ka luajtur më parë me Romën, ku numëron 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënojë 4 gola për ekipin kryeqytetas. /abcnews.al


