Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullohet transporti publik në Prishtinë/ Rama: Kurti të japë llogari

schedule17:29 - 24 Nëntor, 2025

schedule 17:29 - 24 Nëntor, 2025

Bllokada politike në Kosovë dhe mosmiratimi i buxhetit, përfshirë edhe buxhetin për komunën e kryeqytetit, i dha pasojat e saj.

Nga kjo e hënë, qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat për shkak të vështirësive financiare.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se situata ka arritur në nivel kritik dhe lëvizja e qytetarëve është vështirësuar si asnjëherë më parë.

Rama ju bashkua kështu protestave përpara godinës së qeverisë së bashku me dhjetëra qytetarë dhe punonjës të transportit publik.

Edhe linjat private të qarkullimit urban i janë bashkuar protestës, duke pezulluar punën.

Nga qeveria në detyrë nuk ka asnjë lëvizje, ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës e lidh këtë bllokadë me qëllimet politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!