LEZHË- Një 23-vjeçar nga Shkodra ka përfunduar në pranga të Policisë pasi mbante armë zjarri në automjet.
Ai u arrestua në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë. Gjatë kontrolleve, autoritetet ndaluan automjetin tip BMW që udhëtonte i riu i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete u sekuestrua një pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.
Po ashtu pati kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku u sekuestrua një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis.
I riu Xhordan Cafi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

