LIBRAZHD- Një 36-vjeçar është arrestuar në Librazhd. Ai dyshohet se i ka hedhur çiftit të moshuar një sasi valiumi dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.
Nga hetimet rezultoi se autori ishte dhëndri i të moshuarve.
Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular./abcnews.al

