Arben Kraja mori sot zyrtarisht detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, (SPAK).
Kraja u prezantua nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ndërsa i pranishëm ishte Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, si dhe Donika Prela, e cila dorëzoi detyrën si drejtuesja e Krimeve të Rënda.
Ndërsa, Kraja nuk floli gjatë, por e dha shumë shkurt mesazhin e tij, duke theksuar se tashmë është koka për punë dhe jo për llafe.
“Kemi shumë punë për të bërë, falënderon KLP të gjithë anëtarët për procesin transparent. Unë thashë edhe dje i falenderoj edhe ata që votuan për mua edhe ata që votuan për kandidatët e tjerë. Bashkë me Dumanin dhe Kondilin do bëjmë një skuadër të fortë. Tani koha është për punë, jo për llafe”, u shpreh ai.
Kraja nga sot dhe për tre vitet në vazhdim do të drejtojë strukturën që heton politikanët dhe krimin e organizuar.
SPAK ka nisur nga puna që prej ditës së djeshme pas betimit të 8 anëtarëve të saj para Presidentit të Republikës, Ilir Meta./abcnews.al