Policia e Vlorë u alarmua gjatë orëvë të para të ditës së sotme pas njoftimit për një shpërthim të fuqishëm në shtëpinë e Jetnor Devollit në Vlorë.
Fillimisht u raportua për një shpërthim tritoli nisur edhe nga dëmet e mëdha që ishin shkaktuar në banesë. Policët u përballen me mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe dyer e dritare të dala jashtë funksionit.
Por pas verifikimeve në terren siç mëson abcnews.al u dol në përfundimin se në fakt shpërthimi që kishte shkaktuar një dëm aq të madh nuk kishte ardhur nga tritoli, por dushi.
Këtë fakt e konfirmon edhe vetë pronari i shtëpisë.
“Ka shpërthyer kazani i dushit. E lanë fëmijët ndezur , nuk e pamë. Ka ndodhur rreth orës 03.00. policia bëri verifikimet e veta arriti në konkluzionin që e ka bërë jo. S’kam pasur dhe as nuk kam probleme me njeri”, shprehet ai, ndërsa shton se fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale. /abcnews.al