Skënderbeu ka në organikë lojtarë cilësorë dhe për disa prej tyre nuk mungojnë ofertat. Sulmuesi Otto John mbetet sërish një dëshirë për klubet në Kosovë dhe sipas asaj që raporton Gazeta Olle, Drita e dëshiron nigerianin për sulmin.
Ai e njeh mirë kampionatin dardan, pasi më parë është aktivizuar te Trepça ’89 dhe ka shënuar rregullisht. Gjithsesi kartoni i tij zotërohet nga Skënderbeu dhe duhet arritur një marrëveshje mes klubeve. Nga Korça ndërkohë nuk mohohet interesimi.
Drejtori sportiv, Haris Fakic, pranon se klubet elitare në Dardani e duan. Gjithsesi ai thekson se nuk ka akoma diçka konkrete dhe nuk bën më dije emrat e klubeve që e duan sulmuesin e tyre, i cili më Skënderbeun përdoret si alternativë e Blerim Krasniqit.
“Ekziston interesimi nga disa skuadra kosovare për Oto John, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. John kërkohet nga skuadrat që luftojnë për titull në Kosovë, por ai ka kontratë me Skënderbeun dhe është futbollist i klubit tonë”, ka deklaruar Fakic për “Olle”. / abcnews.al