Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Starova u shpreh: “Kukësi dihet formacioni, lojtarët, nuk kanë oshilacione. Te Partizani ka shumë probleme që nuk i ka Kukësi.
Kush luan në vend të Asanit, a do të bëhet titullar Solomon e tjerë e tjerë. Asani po shitet, Mala nuk luan më. Më kë do të luajnë? Më tregoni formacionin e Partizanit?”
“Kukësi është në avantazh, pesë pikë më shumë. Te Partizani duhet të rregullohen gjërat në kohë rekord. Mini-faza është shumë e rëndësishme, e jo të ngatërrohet me fazë përgatitore. Kukësi dy lojtarë do, një fazë përgatitore të mirë, 2-3 ndeshje miqësore dhe prapë në sulm! Edhe Duro e ka thënë se është i kënaqur me skuadrën, me formacionin, por duhen dhe dy-tre alternativa, jo kartonë, jo dëmtime”.
Tirana që nga vjet ka probleme në mbrojtje. 18 gola të pësuar, kur rivalët kanë 11, 12. Në rast se vazhdojnë kështu, nuk mund të flasin për objektiva madhorë”./abcnews.al