Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Anulohet mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

schedule13:55 - 18 Nëntor, 2025

schedule 13:55 - 18 Nëntor, 2025

Procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës është anuluar për këtë të martë.

Ky veprim vjen si masë parandaluese ndaj rrezikut të shtuar për përmbytje, si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut.

Lajmin është bërë i ditur nga drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, i cili tha se vendimi është marrë pas vlerësimit të situatës së rënduar atmosferike dhe vështirësive të paraqitura në qarkullim.

Një vendim i tillë është marrë në koordinim të plotë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si dhe me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se intensiteti i lartë i reshjeve dhe rreziku për vërshime paraqesin kërcënim për sigurinë e nxënësve.

Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha shiu edhe të mërkurën.

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, është një nga arsyet më të mëdha që kontribuon në përmbytjen e komunave në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!