Buffon: Barazimi i Maldinit më nderon, ende tentoj të përmirësohem

schedule20:44 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 20:44 - 19 Dhjetor, 2019

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet. Portieri legjendar i Juventusit e nisi si titullar sfidën e fundjavës kundër Sampdorias, aty ku barazoi rekordin e një monumenti si Paolo Maldini.

647 ndeshje të zhvilluara në Serie A janë shumë dhe 42-vjeçari italian (i mbush në janar) ndihet krenar. Motivimi nuk i mungon, madje as dëshira për t’u përmirësuar, ndërsa Buffon mendon për Lazion. Të dielën luhet finalja e Kupës së Italisë dhe përballja është shumë e fortë.

Ndeshja kundër Sampdorias ishte shumë emocionuese për atë që përfaqësonte. Në fund të fundit, përjetimi i emocioneve është shkaku kryesor pse vazhdoj të luaj. Fakti që jam një pikë referimi për grupin e lojtarëve më shtyn të eci përpara dhe të përmirësohem ende, edhe pse jam 42 vjeç.

Më nderon fakti që kam arritur Maldinin në krye të renditjes së ndeshjeve në Serie A me 647 ndeshje. Tani mendoj për ndeshjen e radhës dhe dua të fitoj Superkupën përballë Lazios. Duam t’u dhurojmë kënaqësinë e radhës tifozëve.

Lazio? Na pret një ndeshje e komplikuar, mjafton të kujtojmë humbjen e para disa ditëve kundër tyre në kampionat, por edhe ato të viteve të fundit. Skuadra e Inzaghit është e vetmja në Itali (bashkë me Napolin dhe Milanin), që ia ka dalë të fitojë trofe gjatë këtyre viteve ku kemi dominuar ne“, përfundon Buffon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!