Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hakmarrja” e Sinner/ Tenisti italian mbron titullin në Serinë Finale mbajtur në Torino

schedule12:48 - 17 Nëntor, 2025

schedule 12:48 - 17 Nëntor, 2025

Ata 13 000 spektatorë në Arenë padyshim që u argëtuan pa masë.

Jo vetëm sepse beniamini I tyre, Janik Siner, e fitoi finale e madhe të Serisë Finale, por edhe sepse niveli I tenisit ishte vërtet qiellor.

Italiani ia doli në Torino ndaj rivalit të tij të madh e të vetëm, Karlos Alkaraz, në një sfidë bukuria e së cilës ishte maksimumi I sotëm I këtij sporti.

Triumfoi vërtet 2-0 me sete, por me shifrat 7-6 e 6-4, në një ndeshje që zgjati mbi 2 orë, dhe që pati goditje klasi, shkëmbime topi frenetike dhe ritëm prej ferri.

“Roboti” Siner ia doli këtë herë ndaj “Artistit” Alkaraz, duke mbrojtur titullin e fituar vjet në të njëjtën Arenë të mbyllur.

Në salla të tilla, djaloshi I kaltër ka 31 fitore radhazi, dhe është I paprekshëm, dhe sërish e fitoi turneun pa humbur asnjë set.

Po Alkaraz?

Spanjolli është talenti i vërtetë i këtij sporti.

Jo më kot ka bilancin pozitiv ndaj rivalit, 10 fitore ndaj 6 humbjeve, dhe ashtu si Rafa Nadal shkëlqen në turnetë me dhe të kuq.

Vitin 2025 e mbylli si Numri 1 në renditjen Botërore, dhe ai e Siner fituan nga dy Grand Sleme, ndonëse italiani bëri pak më shumë sepse Seria Finale vlerësohet sa një Grand Slem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!