Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti 2027, rriten investimet në sektorin bujqësor/ Salla: Siguria ushqimore, 3 miliardë lekë për më shumë inspektime

schedule14:05 - 11 Nëntor, 2026

schedule 14:05 - 11 Nëntor, 2026

Ndryshimet klimatike dhe shtimi i episodeve me mot të keq kanë rritur nevojën për investime në mbrojtjen nga përmbytjet. Përballë këtyre sfidave, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 4,3 miliardë lekë për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet. Kjo shumë është 19,3 për qind më e lartë se buxheti fillestar i vitit 2026.

Një ndër sfidat më të mëdha në rrugën drejt integrimit mbetet siguria ushqimore. Nisur nga kjo, një prioritet për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e kontrolleve nga ferma në tavolinë. Për këtë program, në vitin 2027 janë parashikuar rreth 3 miliardë lekë, ose 87,3 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, buxheti për vitin 2027 parashikon edhe 100 milionë lekë shtesë, që do të shkojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët.



Për sa i përket fondeve IPARD 3, ministri i Bujqësisë tha se kanë plotësuar të gjitha kërkesat për rihapjen e fondit.

Për vitin 2027, buxheti për bujqësinë parashikohet të jetë 18 miliardë lekë, ose ndryshe 10% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!