Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas sherrit, qëllojnë me armë/ Koplik, një 42-vjeçar përfundon në spital me plagë në kokë e trup

schedule21:32 - 15 Nëntor, 2025

schedule 21:32 - 15 Nëntor, 2025

KOPLIK- Mbrëmjen e kësaj të shtune janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Policia thotë se 42-vjeçari Edison Tirana është përfshirë në një konflikt dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Pas të shtënave, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e një karburanti. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

Ai u transportua drejt spitalit të Shkodrës dhe sipas policisë ka plagë në trup dhe kokë.

Grupi hetimor dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!