Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, “i shurdhër” për 21 janarin/ Shmang përgjigjet në komunikim virtual me shqiptarët

schedule15:16 - 15 Nëntor, 2025

schedule 15:16 - 15 Nëntor, 2025

Tur në bazë dhe kënd fjalimesh një herë në jave.

Sali Berisha bëri sikur nuk dëgjoi sërish të shtunën për thirrjen që ju bë nga SPAK dhe paralajmërimin se ndaj tij mund të përdoret forca e ligjit.

Në një seancë në rrjetet sociale, ku komentet hiqeshin me kujdes, ai priti sa mbaroi Rama takimin për të nisur monologun e tij virtual.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare dhe qytetarë, që ndiqni rrjetet e mia sociale, nisim sot, duhet të pranoj me vonesë dhe ndjesë për këtë, bashkëbisedimin tradicional  me ju”, u shpreh Berisha.

Por shpejt u përball me jo pak pakënaqësi. Qytetarë që i sugjeronin ti kursente energjitë e të tjerë që I ankoheshin se nuk I përgjigjej pyetjeve. Përgjigje Berisha kishte vetëm për këta të dytët.

“Ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre”, tha kreu i PD

Por mesa duket rikthimi i foltoreve është strategjia që ndjek Berisha sa herë ka probleme me drejtësinë. ndonëse ky mund të jetë shqetësimi me I madh por jo I vetëm. pasi me nisjen e takimeve I duhet të analizojë edhe humbjet në zgjedhje, duke nisur nga ato të 9 nëntorit.

“Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë. Pres me padurim ta filloj. Të filloj takimet në të katër anët e Shqipërisë me demokratët dhe qytetarët me shpresën dhe besimin më të madh se shqiptarët me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe do rikthejnë votën e lirë, do rikthejnë dinjitetin e tyre”, tha kreu i PD.

Por thotë se nuk pendohet, që përherë të parë, PD nuk mori pjesë në zgjedhje me logon e saj por mbështeti kandidatët e pavarur.

“Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën”, u shpreh Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!