Edhe pse SPAK, I dërgoi thirrjen në 3 adresa, madje edhe në adresën elektronike, ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen nga garda e Republikës të 4 protestuesve dhe plagosjen e qindra të tjerëve më 21 Janar të vitit 2021.
SPAK, kërkoi që Berisha, të paraqitej të premten në orën 10 të mëngjesit, për tu marrë në pyetje nga prokurori I Posacëm Alfred Shehu, I cili po heton mbi procedimin penal të krimit shtetëror të 21 Janarit.
Pas refuzimit të Sali Berishës për tju përgjigjur fletë thirrjes, Prokuoria e Posacme me një reagim zyrtarë, thotë se kreut të partisë Demorkatike, Sali Berishës, I janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare. E para thirrje I është dërguar më datë 3 Nentor, 2025 në adresën e banesës që Berisha të paraqitet me datën 7 nëntor, ndërsa pasi ai nuk është paraqitur, SPAK ka dërguar fletë thirrjen e dytë, me datë 7 nëntor, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit, ku kërkonte që berisha të paraqitej më datën 14 nëntor. Por të dyja këto thirrje janë refuzuar, madje Berisha ka urdhëruar të tijët që askush të mos e marrë zarfin.
“Urdhër-thirrja e parë, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Zarfi i dytë është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të PD”
Në sqarimin e bërë publik, SPAK thotë se do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Në ligj, parashikohet që pas refuzimit të tre thirrjeve, Prokuorisë së Posacme i lind e drejta për tju drejtuar, policisë së shtetit për të shoqëruar personin e thirrur forcërisht. Po Duke qënë se Sali Berisha është deputet I kuvendit të Shqipërisë, ai gëzon imunitet, për sa I përket “Shoqërimit të detyruar”. Ndaj në këto Kushte, në rast se Berisha do të vazhdojë refuzimin e thirrjes, SPAK, mund t;I drejtohet Kuvendit, me kërkesë për “Shoqërimin e detyruar” të Sali Berishës, pqë tu marrë në pytetje.
Thirrja e Berishës vjen disa ditë pasi SPAK mori në pyetje ish ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Bashën.
Për 21 Jnarin, në korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

