Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha refuzon hetimin për “21 janarin”/ Ish-kryeministri nuk paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje

schedule10:09 - 14 Nëntor, 2025

schedule 10:09 - 14 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për “21 janarin”.

Berisha më herët deklaroi se “njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera”.

Megjithatë sipas SPAK, fletëthirrja është nisur me postë prej datës 3 nëntor në banesën e ish-kryeministrit Berisha.

Berisha e pranoi se “21 Janari” është i pahetuar, por jo për qeverinë po për Edi Ramën. Ish-kryeministri i “21 Janarit”, së paku në një pike nuk ka ndryshuar qëndrim. Për të Ina Rama mbetet një lavire bulevardi.

“Çështja e 21 Janarit është hetuar njëherë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD-së, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjithë konsideratat. Prej 13 vitesh pengohet të hetohet dhe përdoret për propagandë. A po, nëse nuk është plotësisht e hetuar. Sepse nuk u hetuan organizatorët. ishin disa, por kryesori Edi Rama, ai i nxori si mish për top”, ka thënë Berisha në një deklaratë të dhënë më herët për mediat.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!