Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shkruar një faqe të re në historinë e saj. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin në “Play Off”-in e Kupës së Botës, pas fitores minimale 1-0 ndaj Andorrës. Një arritje historike që ka ndezur entuziazmin e tifozëve.
Ish-futbollisti Altin Rraklli, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, e cilësoi këtë fitore si një sukses të madh, pavarësisht vështirësive në fazën sulmuese, ndërsa gazetari Neritan Prifti tha se Shqipëria tashmë shkruan historinë, duke u bërë pjesë e fazës “Play Off” për herë të parë në rrugëtimin e saj drejt një Botërori.
Altin Rraklli: Na mungoi kreativiteti në fazën finale, në krimin e rasteve. Andorra, skuadër që luan në mënyrë agresive dhe shumë mbrapa. Uzuni dhe Bajrami janë lojtarë aktivë. Bëmë një volum shumë të mirë dhe nuk i lamë shumë hapësira kundërshtarit. Në këtë aspekt arritëm një fitore të jashtëzakonshme, madhështore që na çoi Play Off. Me këtë Shqipëria ka arritur diçka të jashtëzakonshme, kualifikohet apo jo në Botëror. Arritja deri këtu është e jashtëzakonshme deri këtu.
Neritan Prifti: Festa është shtyrë për të dielën, ku në fushë do të zbresë Anglia. Do të jetë një sfidë prestigji. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë, e cila do të shtyjë më pas edhe festën e kombëtares për Play Off. Për herë të parë Shqipëria shkon në fazën e Play Off./abcnews.al

