TIRANË- Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e së enjtes në SPAK.
ABC News mëson se Rrumbullaku është thirrur nga Prokurorja Doloreza Musabelliu, në cilësinë e personit që ka dijeni. Ish-kreu i Policisë së Shtetit po merret në pyetje për transferimin e një OPGJ të AMP në Berat.
Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP Florjan Sulejmani. Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, i erdhi më pas për kompetencë prokurorisë së Tiranës.
Tashmë çështja po hetohet nga SPAK si organ kompetent.
/abcnews.al

