U dëmtua nga tërmeti, mbyllet Muzeu i Gjetheve, GKA hap dyert pas akt-ekspertimit

schedule16:36 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 16:36 - 19 Dhjetor, 2019

Ministria e Kulturës mbyll edhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia  me gjethe” për shkak të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti. Ndërsa këtë të enjte Galeria Kombëtare e Arteve hapi dyert  për vizitorët, pasi akti i konstatimit konfirmoi se godina është brenda kushteve teknike për të pritur vizitorët. Megjithatë ende muret nuk janë suvatuar.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme në disa institucione kulturore. Edhe  muzeu i përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve” është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Kulturës, për shkak të çarjeve të mureve dhe rënies së suvasë. Edhe vizitorët lajmërohen përmes njoftimit, për mbylljen e tij. Hapja e muzeut do të kryhet pas daljes së akt – ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit. “Muzeu i Gjetheve”, ka hapur dyert më 23 maj 2017.

Ndërkohë që Galeria e arteve, hap dyert për vizitorët pas daljes së akt- ekspertizës nga Instituti i Ndërtimit, ku e cilëson godinën pa probleme  dhe aspak të rrezikshme. Megjithatë, këta fëmijë të cilët janë vizitorët e parë  në galerinë e arteve ,  ju duhet të  përballet, me shenjat e tërmetit në muret e galerisë, të cilat janë të dukshme në katër anët e saj. Në  Galerinë Kombëtare, është e hapur ekspozita “Tirana durim”. Këto janë pjesë e koleksionit të gjerë që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve (në ekzistencë që nga viti 1954) e artit Realist Socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990.

“Tirana Patience” u mundëson vizitorëve me këtë ekspozitë krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!