Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet miku i Emiljano Shullazit/ Gazetari Leka: Atentatorët dyshohet të jenë 3 persona, mund të jenë vrasës me pagesë

schedule18:32 - 11 Nëntor, 2025

schedule 18:32 - 11 Nëntor, 2025

Gazetari i kronikës së zezë në ABC News, Ervin Leka i ftuar në “Tirana Live” ndau më shumë detaje sa i takon atentatit kriminal që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku u qëllua për vdekje Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri) , i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë.

Leka tha se dyshohet që atentatorët të jenë tre persona, sipas tij grupi ka qenë i mirëorganizuar, ku dyshohet që ata në fakt të jenë vrasës me pagesë. Sipas gazetarit shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani, për shkak të së kaluarës të tij kriminale dhe lidhjet me eksponentë të botës së krimit.

“Dyshohet se atentatorët janë tre persona. Atentati ndaj Gilmando Danit ishte i mirëorganizuar, që nga mënyra se si kanë lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në pak sekonda. Mund të jenë edhe vrasës, sipas rrethanave, pasi nuk kishin lënë asnjë shenjë dhe dogjën automjetin. Gilnado Dani që ka qenë shënjestër të këtij atentati të rëndë për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

E shkuara e tij lidhet me Emiljano Shullazin. Pjesa kryesore është pista e hakmarrjes. Për shkak të shkuarës dhe rrethit të tij shoqëror dhe lidhjes që kishte me personat e botës së krimit. Prej një viti ishte i lirë dhe lëvizte i lirë mes Shqipërisë dhe Tiranës. Spanja është përdorur shumë nga grupet kriminale, si portë hyrëse për futjen e kokainës në SHBA. I plagosuri sipas policisë nuk rezulton që të jetë i inkriminuar”, tha gazetari Ervin Leka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!