Një ngjarje kriminale është shënuar mesditën e kësaj të martë pranë Rinasit.
Burimet thanë për ABC News se është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip benz ngjyrë e bardhë, ku për pasojë konfirmohet se një person ka humbur jetë.
Sipas të dhënave paraprake, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët janë larguar me një Toyota Yaris.
Sic shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC Neës, policia ndodhet në vendngjarje.
LEXO EDHE: Atentati në Rinas/ Viktima Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiliano Shullazit

