Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës nga trupa e gjykimit. Vendimi u mor mga gjyqtarja Gjyqtarja Etleva Deda me arsyeimin se nuk ekzistojnë shkaqet e arsyeshme dhe të pabazuar në ligj.
Fatmir Mediu kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi me argumentin se ka rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes së tij.
Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. SPAK e akuzon Fatmir Mediun, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish ‘Brigatës së Tankeve’, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut./abcnews.al

