Ndonëse ka 13 vite që nuk është përfshirë fare në politikë, një pjesë e elektoratit të majtë mendojnë se PS ishte më mirë në kohën e Fatos Nanos. Zëri i shqiptarëve iu drejtua elektoratit të majtë, me pyetjen Kur ishte me mirë PS? Në kohën e Fatos Nanos, në kohën e Edi Ramës, apo njësoj.
Nga përpunimi i përgjigjeve rezultoi se 33.7 % mendojnë se PS ishte më mirë në kohën e Fatos Nanos.
40.3 % thonë se PS ishte më mirë në kohën e Edi Ramës, ndërsa 26 % e tyre mendojnë se PS është njësoj.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.4%

