Ka përfunduar mbledhja e ditës së sotme në KLP për përzgjedhjen e kreut të SPAK. Tashmë kjo strukturë e posaçme ka drejtuesin e saj. Kryetari i KLP Gent Ibrahimi ka lexuar vendimin e marrë nga KLP për përzgjedhjen e kreut të SPAK.
Sipas vendimit të KLP ka plotësuar të gjitha kriteret në bazë të 7 standardeve të përzgjedhjes kandidatura e Arben Krajës.
“Ne analizuam kandidaturat në bazë të 7 standardeve. Ne vendosëm gurin e fundit në mozaikun e SPAK. Nëse tani jemi parë si themelues të SPAK, tashmë marrim trajtën e një garanti të kësaj organizate të re. Te KLP do të gjejnë mbështetje maksimale të gjithë anëtarët e saj. Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në nenin 133, 152 për statusin e gjyqtarëve e të prokurorëve”, vendosi; Arben Kraja emërohet drejtues i Prokurorisë së Posaçme të Strukturës së Krimit të organizuar dhe Korrupsionit”, deklaroi kreu i KLP Gent Ibrahimi./abcnews.al