Policia greke dyshon se personi që u gjet i vrarë pak ditë më parë brenda makinës së djegur në zonën pranë Athinës, është shqiptari 27-vjeçar Sulo Halili.
Autoritetet janë në pritje të analizave gjenetike ndërkohe që i riu nga Tepelena rezultonte i zhdukur që prej datës 4 nëntor. Hetimet kane zbuluar se viktima që u gjet në sediljen e pasme të automjetit të djegur ishte qëlluar me një plumb. Makina e tij është gjetur e braktisur në Vilia të Athinës ndërkohë që ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida ku jetonte në Greqi.
Hetuesit po identifikojnë edhe karakteristikat e tij fizike me flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, 1.70 m i gjatë e mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë. Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë e xhins të zeza dhe atlete të bardha.
Makina ku u gjet shqiptari ishte vjedhur në Glifadha ndërkohë targat i ishin vendosur të një mjeti të ngjashëm në Katerini. Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
/ abcnews.al/

