Në të parën intervistë, tashmë si kryetar Bashkie i Beratit, Ervin Ceca tha për ABC News se do të vijojë punën për transformimin e qytetit.
Për gazetaren Greta Bullari që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në Berat, Ceca u shpreh se PS garën e kishte me veten, për shkak të punëve transformuese bërë në qytet prej vitesh.
Intervista:
Sot ju gjejmë në zyrën që e keni drejtuar si kryetar i komanduar, si ndiheni sot që erdhët si kryetar i zgjedhur nga populli, me një diferencë të thellë votash?
Është vërtetë emocionuese, ne kemi marrë një rezultat shumë të kënaqshëm është vlerësim që bashkëqytetarët tanë i kanë dhënë jo vetëm PS, por edhe punës së mirë të bërë nga ish kryetari Demo të bërë gjatë këtyre 6 viteve të fundit.
Cilat janë prioritetet në vijim sa i përket Bashkisë?
Prioritetet janë mëse të qarta, ky është një mandat që I është besuar PS në 2023, ne e kemi vizionin e qartë për qytetin do të vijojmë me projektet që kemi nisur, patjetër jemi duke punuar edhe për projekte të reja.
Procesi zgjedhor, janë zgjedhje për një mandat plotësues. PS mori sërish besimin e qytetarëve, si duhet përkthyer ky besim? Ka ardhur edhe për shkak të faktit që PS ka qenë në terren me qytetarët, ndryshe nga forcat e tjera?
Patjetër që po, PS gjithmonë ka qenë në terren pranë qytetarëve, ne si bashki jemi fokusuar në mbarëvajtjen e punëve. Kemi punuar me projekte, Berati ka një periudhë prej 6 vitesh që është transformuar totalisht. Është një tërësi punësh të mira që është kryer që kanë bërë që PS të fitojë besimin e qytetarëve
Nëse do kishte zbritur në terren edhe baza e PS, rezutati do ishte edhe më i thellë?
Mendoj mesazhi është shumë I qartë, qytetarët folën. Edhe pse një kohë pak e ngjeshur, vetëm një javë në dispozicion për fushatë. Jemi munduar të prekim cdo zonë, jo vetë, Beratin por edhe rrethinat dhe besoj mesazhi është I qartë. Qytetarët e kanë vlerësuar punën e bërë dhe ne patjetër është detyra jonë tani që t’ua përkthejmë në punë dhe në projekte, investime.
Nëse i reforohemi zgjedhjeve të kaluara, pati një pjesëmarrje më të lartë rreth 34 %, ndërkohë tashmë kemi vetëm 19 % të qytetarëve
Këto zgjedhje janë pak specifike, mbulimi mediatik në rang kombëtar nuk ka qenë sic është në zgjedhje normale. Kushtet atmosferike nuk na favorizuan,shumë qytetarë u stepën për t’iu drejtuar kutive të votimit. Ne kemi marrë një rezultat shumë të kënaqshëm, pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme, rezultati patjetër ka qenë shumë I kënaqshëm.
Kundërshtari juaj politik, keni një koment lidhur me mbështetjen që I dha opozita, si kandidat I pavarur. I druhej PD këtij rezultati?
Nuk është se kam ndonjë koment për këtë, ne kemi bërë fushatën tonë në mënyrë shumë qytetare, kemi qenë pranë njerëzve kemi dëgjuar problematikat e tyre, kemi shpalosur punën që kemi bërë gjatë viteve, kështuqë thjesht e kemi patur garën me veten, jo me kundërshtarin.

