Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Këto nuk janë zgjedhje, janë zgjedhje luksi”, Sula: Pjesëmarrja e ulët tregon që qytetarët nuk kanë interes

schedule14:29 - 9 Nëntor, 2025

schedule 14:29 - 9 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashki të vendit, duke i cilësuar ato si “zgjedhje luksi” dhe jo të nevojshme.

Në një intervistë për “ABC News”, Sula u ndal te pjesëmarrja tepër e ulët e qytetarëve në votime, duke e interpretuar atë si tregues të mungesës së interesit publik dhe të thellimit të problemeve politike në vend.

Ai kritikoi qeverinë për mënyrën se si po shpenzohen fondet publike për fushatat elektorale, duke theksuar se zgjedhjet duhet të zhvillohen çdo katër vjet dhe jo më shpesh, pasi bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Shifrat janë të ulëta të pjesëmarrjes, që tregon problematika është e madhe. Unë do të thoja që këto nuk janë zgjedhje. Janë zgjedhje të iniciuara, zgjedhje luksi. Qeveria duhet të ketë kujdes më të madh, se si i shpenzon paratë për fushatë.

Zgjedhje duhet të ketë çdo katër vjet, jo çdo dy vjet, sepse janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që shpenzohen. Pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve tregon që nuk ka interes, sepse po ata kandidatë. Nuk ka pasur as debat as nga qeveria dhe jo më nga opozita që i ka bojkotuar fare”, tha Dashnor Sula.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!