Në studion e ABC News, analisti Artur Nura u shpreh se këto zgjedhje do të kishin vëmendje më të madhe, madje edhe ndërkombëtare nëse procesi do të mbahej edhe në Tiranë.
“Qëllimi i PS ishte që të ishte në këto gara edhe Tirana, ka problematika që duhet të zgjidhen. Vëmendja do ishte shumë më e madhe si nga pikëpamja qytetare por edhe ndërkombëtare, do të ishte edhe një test për këta që janë në gjumin letargjik dhe nuk po zgjohen për interesat e qytetarëve.” Tha ai, ndërsa komentoi edhe afatet e fushatës zgjedhore për këto proces zgjedhor.
“Tregon specifizitetin e këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhje të shpejta me 9 ditë kohë, cfarë mund të bësh për një qytet të madh si Vlora përshembull. Do i jepnin mundësi qytetarëve për të dialoguer me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre, këto gjëra munguan. Nga e majta disi u komunikua, kurse nga e djathta duket se kjo gjë mungoi. si PL edhe PD i kanë liderët në proces penal kjo demotivon partitë por edhe mbështetësit e tyre, dhe kjo është diferenca mes palëve që përcakton edhe rezultatin e zgjedhjeve.” -u shpreh analisti.
Për analistin e Nura, një tërheqje e Berishës do të ishte strategji e mirë për PD.
“Përgjegjësia e Berishës për të bërë dy hapa pas, do ishte shenjë e një strategjie të re. Nëse PD apo PL do duan të kthehen në pushtet, me këtë qasje që thotë Berisha se do jem këtu sa të më japë Zoti, do garantonte vetëm pozitën e tij. Kam vënë re, që brenda PD këtë gjë që po them e kanë të ndarë edhe drejtues të saj.” u shpreh Nura./abcnews.al

