KOSOVË- Qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarët e rinj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha, nga Prishtina, raporton se gara më e fortë është në Komunën e Prishtinës dhe në Mitrovicën e Veriut.
Komunat ku do të mbahet raundi i dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në këto 18 komuna asnjë kandidatë nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë, prandaj procesi po vazhdon në balotazh.
Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi janë hapur nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt.
Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor.
Të drejtë vote në balotazh kanë 1, 316, 672 qytetarë. /abcnews.al

