Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veliaj nuk e drejton dot Bashkinë”/ Gjikondi: “Djepi i problemit”, dosja penale. S’mund të kthehet në “vendin e krimit”

schedule23:46 - 7 Nëntor, 2025

schedule 23:46 - 7 Nëntor, 2025

TIRANË- Pas një javë heshtje, Erion Veliaj reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama.

Nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.

Në një intervistë në “Ora e Fundit”, në ABC News juristja Brizida Gjikodi tha se është e pakuptimtë që Veliaj të rikthehet në punë apo në “skenën e krimit” siç e quan ajo.

“Vepra penale që ka në ngarkim janë konsumuar përgjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ndaj nuk ka sens të rikthehet në punë “në skenën e krimit”. Sfida e Veliajt është të përballet me këtë situatë. Të mos e mbante peng Tiranën. Pra të ishte marrë me dosjen penale, ajo është gjeneza, aty është edhe djepi i problemit”, tha Gjikondi.

Gjithashtu theksoi se Erion Veliaj sipas saj nuk e drejton do Bashkinë, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të trajtohen veprat penale që sipas saj, ka kryer.

“Ai nuk e ushtron dot, prej atij pozicioni ka kryer ato 13 vepra. Dhe nuk ka logjikë të rikthehet. Para Gjykatës Kushtetuese mbajti një fjalim emotiv, duke thënë se u rrëmbye. Ne e dimë që zoti Veliaj është shoqëruar pa tejkalime…Këto vendime për masën e arrestit dhe mënyrën se si vuhet paraburgimi shkojnë me veprat penale që ke në ngarkim. Por asnjë nuk po merret me realitetin që janë këto 13 vepra penale. Edhe vetë zoti Veliaj e injoron këtë pjesë”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!