Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skenari i ri” i Albin Kurtit/ Glauk Konjufca mandatar i ri, por me kohë të pjesshme…

schedule12:46 - 4 Nëntor, 2025

schedule 12:46 - 4 Nëntor, 2025

Një strategji e re për të fituar kohë, e dalë nga zyrat qëndrore të Lëvizjes Vetevendosje, subjekt ky i famshëm për ndërtimin e skenarëve politik gati hollyëoodian, ëshë hedhur publikisht nga Albin Kurti.

Glauk Konjufca si kryeministër në qeverinë e re, por deri në një moment të dytë.

Kurti e lëshon postin përkohësisht, nëse ky emer i propozuar nga mbledhja e Keshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes arrin të siguroj 61 votat për të formuar ekzekutivin e ri.

Ai e shiti këtë propozim si alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza, edhe pse në parim kërkon me cdo kusht të ruaj pushtetin.

Sigurisht, në rast se ky skenar funksionon, shija e pushtetit për Konjufcën nuk do të jetë e gjatë.

Kurti ja bëri të qartë se ai duhet të rri në detyrë për të kapur disa objektiva, si votimi i buxhetit të shtetit, atij të komunave apo miratimi i planit të rritjes nga Bashkimi Europian, nga i cili tashmë vendi ka humbur mbi 7 milionë euro.

Më pas, kur situata të qetësohet dhe Vetevendosja të ketë marrë kohën në dispozicion për të forcuar strukturat e dërrmuara nga humbja e 9 shkurtit, apo qytetarët të kënë harruar disi krizën e gjatë institucionale dhe ekonomike ku Kurti futi Kosovën, vendi të shkoj sërish në zgjedhje, përpara diskutimit për presidentin e ri.

Aty Kurtit, kalkulimet i ngecin…

Përpara këtij njoftimi, Kurti është takuar me Osmanin në zyrat e presidences (foto takimi), një ditë përpara mbarimit të afatit kushtetues që subjekti i pare politik nga zgjedhjet ka në dispozicion për të gjetur numrat.

Ishtë presidentja Osmani që në fund të javës së kaluar mblodhi liderët e partive politike në vend, me në fokus zgjidhjen e ngërcit politik, nga ku deklaroj se është detyrë e saj të shmangi dërgimin e vendit përsëri në zgjedhje.

Aty partitë e tjera kanë kërkuar përsëri votime, përfshirë edhe pdk, subjektin e dytë më të votuar që nuk e shfytëzoj mundësinë për të formuar shumicën, ndërsa Kurti bëri lëvizjen e rradhës, duke insistuar të caktoj një mandatar të dytë.

Deri të mërkurën e 5 nëntorit, presidentja duhet të mandatojë një kandidat të ri për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, ndërsa Kurti në seancën e fundit të Kuvendit nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për të formuar shumicën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!