Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, gol dhe numri 1/ Mesfushori kuqezi shkëlqen sërish në kampionatin italian

schedule12:53 - 3 Nëntor, 2025

schedule 12:53 - 3 Nëntor, 2025

E nisi dhe e përfundoi gjithçka vetë.

Medon Berisha po jeton padyshim momentin e madh në Serinë A italiane, dhe këtë herë jo vetëm shënoi, por edhe vendosi.

Falë golit të tij, Leçe fitoi 1-0 në fushën e Fiorentinës, një sukses tepër i rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

Në krah të Ylber Ramadanit, që ishte titullar e luajti deri në fund, Berisha mori vlerësimet më të larta.

Vetë faqja zyrtare e Serisë A e shpalli atë Lojtarin e Ndeshjes, diçka që e ka bërë edhe Ramadani para pak javësh.

“La Gazeta delo Sport” gjithashtu e nxjerr numrin 1 të duelit me notën 7.5, duke komentuar se Berisha dha shumë më tepër kontribut sesa vetëm goli.

Duket se që nga fundi I shtatorit ka ndodhur një ndryshim I madh në mentalitetin dhe formën e 22-vjeçarit.

Në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ai ka humbur vetëm 47 minuta, rreth 8 për qind të kohës totale në fushë, ka shënuar dy gola, ka shërbyer një asist dhe ka marrë vlerësime të larta.

Pikërisht në këto 6 sfida, Leçe ka marrë 8 pikë, ndërsa në 4 ndeshjet e mëparshme kishte fituar vetëm një.

Puljezët janë ende mjaft të rrezikuar, në vendin e 15-të të renditjes së ligës italiane, pra pranë vendit të 18-të që të zbret në Serinë B, por gjithsesi, me një formë të tillë të Berishës, me kontributin e Ramadanit dhe të të tjerëve, mund t’ia dalë ashtu si sezonin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!