Ramës i doli fjala. Nese jo nje dite e bukur per gjithe vloren, per socialistet po. 6 dite para zgjedhjeve lokale per kryebashkiakun e qytetit, demokrati me i flakte i dha nje goditje fatale pd. Bujar Leska ka hequr dore nga drejtimi politik i Vlores.
“Personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.”
Por goditja fillon ne vlore dhe mbaron ne tirane. Dhe per te dhene shembull personal deklaron ikjen nga politika aktive pas dy vjetesh.
“Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. “
Bujar Leskaj behet i pari drejtues i PD qe pranon humbjen e zgjedhjeve te 11 majit. Por ai nuk mjaftohet me veten. Ai kerkon qe edhe drejtuesit e tjere humbesa, Gazment Bardhi, Tomor Alizoti apo Belind Kellicci te mos qendrojne me ne drejtimin e qarqeve.
“Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.”
Por Gazi nuk e pranon që është humbës. Për farsën, ka bekimin e doktorit. Ka kërkuar në parlament mocion për raportin e OSBE/ODIHR. Por Bujar Leskaj e ka me Berishën. Kritikon hapur edhe propozimin e tij për parlamentit te ri me dy dhoma. Për të, PD ka vetëm një rrugë, listat e hapura 100%.
Rebelizmi i Leskajt filloi me primaret e kulmoi me riemërimin e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar. Por akti i tij i dorëheqjes nuk i shkon për shtat doktorit. Me statut Berisha duhet të ishte i pari që duhej të largohej nga drejtimi i PD, me nenin Basha. Por jo vetëm nuk do largohet, por do të rikandidojë në pranverën e 2026. Rëndësi ka ai të jetë në krye, me shumë besnikë, disa të pavarur e sa më pak rebelë. /abcnews.al

