Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vdis pa të të dua”, Rama fjalim lamtumire për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur mor burrë i dheut!

schedule12:25 - 2 Nëntor, 2025

schedule 12:25 - 2 Nëntor, 2025

Me shprehjen ‘vdis pa të të dua’, e nisi fjalimin e tij të lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama, ndërsa ironizoi të gjithë ata që reaguan pas vdekjes së tij, ata që e deshën dhe e shanë, sic tha kreu i qeverisë.

“I thonë një fjale,  “vdis pa të të dua”.

Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti ike përgjithnjë.

Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut!

Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur!

Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.

More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, – veç ta shije si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre!

Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë që s’do kishte të paguar!”, tha Rama.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!