Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, gol për “Puskas”/ Realizim spektakolar i sulmuesit kuqezi me Dinamo Zagreb

schedule11:41 - 2 Nëntor, 2025

schedule 11:41 - 2 Nëntor, 2025

Arbër Hoxha konfirmon momentin e shkëlqyer në karrierën e tij. Pasi u shpall lojtari më mirë i muajit të fundit në Kroaci, sulmuesi I kombëtares së Shqipërisë ka nisur me gol nëntorin.

Dhe njo një gol dosido, por një realizim nga ata që do të mbahen mend gjatë dhe pse jo të denjë për çmimin “Puskas”.

Futbollisti kuqezi gjeti rrugën e rrjetës nga një kënd thuajese i pamundur, duke I dhuruar Dinamo Zagreb fitoren 2-1 kundër rivalëve të mëdhenj te Rijeka dhe vendin e parë në renditjen e kampionatit kroat.

Kur rezultati I sfidës ishte 1-1, Hoxha shpiku një goditje që la pa shpresa portierin kundërshtar vetëm gjashtë minuta nga fundi I kohës së rregullt, ndërsa goli i tij vulosi fitoren 2-1 të gjigandëve të futbollit kroat.

Për sulmusin shqiptar ky ishte goli I tretë në këtë sezon, por pa diskutim më I bukuri në karrierën e tij.

Po ashtu, ai ka edhe dy asiste, duke u kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Dinamo Zagreb.

Një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë përpara sfidave vendimtare të nëntorit, ndërsa Sylvinho mund të mbështetet te lojtari më në formë të momentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!