Chrissy Teigen publikon mesazhet e zënkës me John Legend

schedule08:42 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 08:42 - 19 Dhjetor, 2019

 Lajmi i mirë është që “The Voice” përfundoi dhe John Legend shkëlqeu.

Lajmi i keq është se ai i ftoi të gjithë kolegët për darkë dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen u mërzit pasi ai nuk i tha asgjë për planet që kishte bërë.

Kjo gjë e ka mërzitur pa masë Teigen, e cila tani e ka bërë publik sherrin me bashkëshortin.

Ajo shprehet se John nuk i kishte thënë asgjë për darkën, pasi nëse do ta bënte do të ishte kujdesur t’i surprizonte ata.

“Nuk e dija që sonte ishte finalja e ‘The Voice’. John i ftoi të gjithë për darkë në shtëpi dhe unë jam vërtet shumë e inatosur sepse nuk bëra një vakt për FINALEN. Do të kisha marrë një tortë ose diçka me shumë? Kush e bën këtë?

“Unë merrem gjithmonë me pjesën e argëtimit dhe ai nuk e ka idenë se sa e planifikoj normalen”.

“Nëse mendoni se ky është budallallëk, më thoni çfarë do të bënit ju nëse Blake Kelly dhe Gwen do të vinin në shtëpinë tuaj”.

Chrissy madje ka publikuar një pjesë të mesazheve që ka shkëmbyer me bashkëshortin, ku ai i thotë se ata thjesht do të vinë për një darkë, jo për t’u argëtuar./abcnews.al