Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Durrës, vrau babain më thikë, “arrest me burg” për 25-vjeçarin

schedule10:48 - 1 Nëntor, 2025

schedule 10:48 - 1 Nëntor, 2025

DURRËS- Marjan Kedheli i  cili  vrau  me thikë babain e tij Pjetër Kedheli në Shkallnur të Durrësit pak ditë më parë  do të qëndrojë në burg.

Gjykata vendosi masën e sigurisë për  25-vjeçarin i cili  ka deklaruar  në sallën e gjyqit se  ngjarja ka ndodhur  pas një  debati me babain.

Pas kësaj  bisede Kedheli ka treguar se i është përgjigjur “këtu jam”, ndërsa shikonte telefonin.  Ka qenë ky moment ka thënë 25vjeçari kur babai e ka  kapur  nga fyti dhe ai e ka goditur me thikë.

Pas konfliktit  Kedheli ka dale nga shtëpia për tu kthyer sërish për të marrë telefonin,  ka goditur të atin me  shufër hekuri dhe është larguar perseri.

Avokatja e 25-vjecarit  tha se ai vuan  nga probleme të shëndeti mendor dhe kërkoi rehabilitimin e tij në spital psikiatrik.

Sipas hetimeve  krimi ka ndodhur në katin e parë të banesës, në kuzhinë. Viktima ka marrë dy plagë në kokë dhe pesë plagë në trup,  ndërkohë që janë konstatuar edhe plagë të lehta në formë gërvishtjesh.

Thika me të cilën është kryer vrasja është gjetur në vendngjarje, së bashku me shufrën e hekurit.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës ka treguar se Marjani gjatë ditës ishte i mërzitur. Në momentin kur ajo ka dalë për tu kujdesur për  bagëtitë ka dëgjuar britmat e Pjetrit dhe më pas është kthyer në banesë, ku ka parë Marjanin duke e goditur të atin me thikë në trup. Ajo ka tentuar t’ia marrë thikën, por nuk ka mundur.

Pas ngjarjes Marjan Kedheli është larguar nga banesa. Ai u  arrestua nga   policia  në një lokal në pronësi të motrës së tij në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!