Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tuneli i Llogarasë, zv/kryeministrja Balluku në SPAK për tenderin e rrugës

schedule15:35 - 31 Tetor, 2025

schedule 15:35 - 31 Tetor, 2025

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e të premtes në SPAK.

Prokuoria e Posacme, në një reagim thotë se Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Deri në këtë fazë sipas SPAK, hetimet kanë të bëjnë bëjnë me veprimet e Belinda Ballukut, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

SPAK shton se tenderi është zhvilluar në datën 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22 Qershor 2021, me fond limit, rreth 18 miliard lekë, lekë pa TVSH, ku dyshohet se janë kryer shkelje.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, gjatë ardhjes në SPAK ka qënë e shoqëruar nga motra e saj, Pamela Qirko, e cila do të shërbeje edhe si avokatja mbrojtëse në këtë process.

Pas daljes nga SPAK, Balluku tha se procesi do të jetë transparent.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!