Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen gratë me kancer gjiri/ Elbasan, diagnostikohen 80 raste të reja në 8 muajt e parë të vitit

schedule13:14 - 31 Tetor, 2025

schedule 13:14 - 31 Tetor, 2025

Elbasani është një ndër qarqet me numrin më të lartë të tumoreve. Rreth 80 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri gjatë tetë muajve të parë të vitit. Mjekët flasin për shtim të rasteve në moshë të re dhe mbi 75 vjeçe.

Ndërgjegjësimi i grave për kryerjen e kontrolleve sipas mjekëve është rritur dhe kjo ka mundësuar kapjen e sëmundjes në faza të hershme të saj kur dhe trajtimi është  më  efikas.

Tetori muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit është në fundin e tij, por mjekët apelojnë që kontrollet  për zbulimin e tij  të mos përqendrohen vetëm në një muaj, por të kryhen gjatë gjithë vitit.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!