Flamurtari po përjeton një nga momentet më të vështira në histori. Vlonjatët u mposhtën dje nga Tirana dhe mbeten në vendin e fundit në klasifikim. Shumica e lojtarëve po presin fundjavën dhe pas takimit me Teutën do të ketë largime në masë.
Shpresat që situata financiare të marrë një zgjidhje janë të vogla dhe në këto kushte askush nuk mund të vazhdojë më. Në gjendjen që klubi vlonjat është nuk mungojnë as ngacmimet.
Shpëtim Gjika, ish-president i Flamurtarit në periudhën kur ishte kryetar bashkie, një ditë më parë ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të “thumbuar” drejtuesit aktualë, me në krye administratorin Sinan Idrizi.
“Na ktheni logon e Flamurtarit të paktën, se klasifikimin e kthejmë vetë”, shkruan Gjika, për të cilin më parë Idrizi ka hedhur akuza të shumta dhe që lidheshin me kontratat e dyfishta me stafin dhe futbollistët. / abcnews.al