Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fshehu në kamion tre persona në kërkim nga Italia, arrestohet shoferi në Durrës

schedule08:32 - 31 Tetor, 2025

schedule 08:32 - 31 Tetor, 2025

Një 47-vjeçar  është arrestuar nga Policia pasi fshehu në kamionin që drejtonte tre shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali.

Dy nga klandestinët e fshehur në kamion ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane ndërsa i treti akuzohej si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.

Drejtuesi i kamionit,  banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!